LAJMI I FUNDIT: Liderët e shtetit takohen sërish nesër

Liderët e vendit do të takohen nesër sërish.

Burime të Ballkani.info thonë se presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj dhe dy zëvendëskryeministrat, Behgjet Pacolli dhe Fatmir Limaj do të takohen nesër në zyrat e Kuvendit të Kosovës.

Këto burime thonë se takimi do mbahet nesër në orën 10:00.

Në takim do të flitet për Platformën e Dialogut me Serbinë, presionin ndërkombëtar për pezullimin e taksës, etj. /Ballkani.info/