LAJMI I FUNDIT: Lëndohet pasi rrëzohet nga një objekt ndërtimor

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi gjatë punimeve në një shtëpi, ka rënë nga shkallët prej një lartësie rreth 2-3 metra.

Rasti ka ndodhur dje në fshatin Malësi e Re të Prizrenit.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal Prizren. Në vendin e ngjarjes janë dal njësitë policore, si dhe inspektori i punës.

Pas tretmanit mjekësor viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.