LAJMI I FUNDIT: LDK manipulon me nënshkrimet e Ilir Dedës dhe Mimoza Kusarit

Deputeti Ilir Deda dhe deputetja Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa nuk i kanë dhënë nënshkrimet e tyre për seancën e jashtëzakonshme të thirrur sot nga opozita lidhur me liberalizimin, por nënshkrimet e tyre janë keqpërdorur nga LDK, pasi që ato ishin dhënë më herët ‘blanko’ për diçka tjetër.

Ilir Deda i ka shkruar Kryesisë së Kuvendit për të sqaruar se nuk e ka dhënë nënshkrimin.

Por, vetëm pak minuta pasi ka nisur seanca, ajo është ndërprerë.

Kryetari Kadri Veseli ka thënë se në listën e nënshkrimeve gjenden edhe emrat e dy deputete të LDK-së që janë në Amerikë, Vjosa Osmani dhe Doruntina Maloku.

Veseli ka thirrur sërish mbledhjen e kryesisë për ta sqaruar këtë çështje dhe për të parë nëse ajo do të vazhdohet sonte ose jo.

Ballkani.info ka raportuar më herët se ka dyshime se tre deputetëve u janë falsifikuar nënshkrimet në listën e 42 deputetëve të nënshkruar për seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga LDK dhe VV. /Ballkani.info/