Deputeti

LAJMI I FUNDIT: Labinot Tahiri i bashkangjitet grupit parlamentar të AAK-së

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri zyrtarisht ka ndërruar grupin parlamentar.

Tahiri, i cili ishte pjesë e AKR-së ka kaluar në grupin parlamentar të AAK-së.

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zyrtarisht deputeti Tahiri.

“Kam ndërruar vetëm grupin parlamentar por jo partinë. Unë vazhdoj të jem pjesë e AKR-së si parti, por në Kuvend tani i jam bashkuar grupit parlamentar të AAK-së, gjë që ka mundësi ta bëj cilido deputet”, ka thënë Tahiri. /Ballkani.info