Juristja e të drejtës së mediave, Flutura Kusari ka bërë të ditur që kanë fituar lëndën në KPM kundër spektaklit të Klan Kosovës – “Big Brother”.
“30,000 euro gjobë për Klan Kosova që përmes Big Brother promovoi dhunë psikologjike ndaj një viktime të dhunës, lejoi gjuhë denigruese dhe lejoi përdorim të fjalorit vulgar pankodim për t’i mbrojtur fëmijët”, ka shkruar Kusari në facebook.
Ajo ka thënë tutje se Big Brother tani ka marrë epitetin e emisionit që promovon dhunën ndaj grave.
Postimi:







