Ferizaj është tronditur pasditen e sotme pasi një incident në fshatin Bibaj në një dasmë, ka përfunduar me tragjedi.

Policia ka konfirmuar një person ka mbetur i vrarë jashtë oborrit të një restoranti ku po mbahej një dasmë.

Sinjali mëson se personi që dyshohet se ka ekzekutuar një person me armë, është Besim Ramadani, zyrtar policor.

Siç merret vesh, ai kishte qenë jashtë detyrës zyrtare në momentin që ka ndodhur krimi.

I dyshuari tashmë është dorëzuar në stacion policor. I vrarë ka mbetur Sadri Sadriu.