LAJMI I FUNDIT: KUVENDI I KOSOVËS SHKARKON QEVERINË E ALBIN KURTIT

Kuvendi i Kosovës sapo ka votuar pro mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti të propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Me vota 82 pro, 32 kundër dhe një abstenime Kuvendi i Kosovës ka votuar për shkarkimit e Qeverisë Kurti.

Qeveria Kurti filloi punën më 4 shkurt 2020 pas disa muajve diskutime mes VV-së dhe LDK-së.

Por, dallimet për taksën, shkarkimi i Agim Veliut nga pozita e ministrit bëri që LDK-ja të vendos për mocion mosbesimi i cili u përkrah edhe nga partitë opozitare.

Kjo është Qeveria me jetëgjatësinë më të shkurtër në Kosovës prej pasluftës /Ballkani.info/