LAJMI I FUNDIT: Kurti thërret mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se pas situatës së krijuar në veri e ka fituar për sonte mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, shkruan Ballkani.info.

Ai ka thënë se Serbia dëshiron ta eskalojë situatën.

“Serbia po provokon konflikt serioz. Ftesës së Brukselit për bisedime i jemi përgjigj pozitivisht, prandaj provokimet e tilla pengesat e bllokadat e krijuara përfshirë edhe sulmet janë të tilla sepse frika dhe kaosi ka qenë e vetmja formë e mbijetesës të saj”, ka thënë ai.

Ai ka potencuar se qytetarët në veri pa dallim përkatësie duhet të mos frikësohen nga veprimet kriminale dhe t’i respektojnë ligjet.

“Paramendoni se çka do të ngjante me pikat kufitare aty ku nuk do ishte policia. Sulmet janë dëshmi qe është synuar në pikat kufitare. E mbani mend kur ne shpalljen e pavarësisë i patën djegur”.