Lajmi i fundit! Kurti po pret rezultatet së bashku me Bulliqin në Podujevë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti gjendet në Podujevë, aty ku sot u mbajtën zgjedhjet për kryetar të Komunës.

Sipas të dhënave të para preliminare dhe nga zyrtarët e VV-së, kandidati i kësaj partie, Shpejtim Bulliqi është fitues i zgjedhjeve, ndërsa një sukses të tillë duket që do të pres ta shijojë nga afër kreu i kësaj partie, Albin Kurti, së bashku me kandidatin e tij, shkruan Ballkani.

Megjithatë nuk dihet nëse Bulliqi ka fituar pa balotazh apo do të kemi përsëritje të zgjedhjeve pas dy javësh./Ballkani.info/