Qeveria në largim ka shkarkuar bordin e Ujësjellësit të Mitrovicës vetëm një orë para fillimisht të seancën për votimin e ekzekutivit të ri.

Pak minuta më parë në mbledhje është votuar pro shkarkimit të këtij bordi.

Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari ka thënë se anëtarët e këtij bordi nuk kanë kryer detyrat e tyre si duhet.

Ajo ka kërkur emërimin e një bordi të ri.

Ndryshe, kjo është mbledhja e fundit e Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti, pasi për 40 minuta pritet të fillojë seanca e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë Hoti.