LAJMI I FUNDIT: Kryeministri britanik shtrohet me urgjencë në spital për shkak të koronavirusit

Kryeministri britanik, Boris Johnson është dërguar sonte në spital 10 ditë pasi që doli pozitiv në testin e koronavirusit, kanë thënë nga Doëning Street.

Kryeministri britanik, i cili ende po vuan nga simptomat e virusit, do të bëjë sonte një test si masë paraprake, shkruan Ballkani.info.

Zëdhënësi i kryeministrit tha: Me këshillën e mjekut të tij, kryeministrit sonte do të qëndroj në spital për teste. Kjo është një masë paraprake, pasi që kryeministri vazhdon të ketë simptoma të koronavirusit 10 ditë pasi ai u testua dhe doli pozivitiv me COVID-19. /Ballkani.info/