Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 9 shkurt të këtij viti.
Kreshnik Radoniqi ka shpallur rezultatet përfundimtare të partive politike në Kosovë, duke theksuar përqindjet përkatëse.
Dy anëtarët e VV-së votuan kundër, 9 pro.
Rezultatet:
Lëvizja Vetëvendosje: 42.30% ose 48 deputetë
Partia Demokratike e Kosovës (PDK): 20.90% ose 24 deputetë
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK): 18.27% ose 20 deputetë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe NISMA: 7.06% ose 8 deputetë
Lista Serbe: 4.26% ose 9 deputetë







