LAJMI I FUNDIT: Kosova tërheqë kërkesën për anëtarësim në Interpol?!

Mediat serbe sapo raportuan se kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj i ka dërguar sot letër Asamblesë së Interpolit përmes së cilës e njofton se Kosova e tërheqë kërkesën për anëtarësim në Interpol.

“Duke pasur parasysh se Kosova më 6 tetor i ka mbajtur zgjedhjet parlamentare, me dashamirësi ju lusim që kërkesa jonë për aplikim për anëtarësim të shtyhet deri në mbledhjen e ardhshme të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit”, citojnë mediat serbe, letrën e Haradinaj, transmeton Ballkani.info.

Sipas tanjugut, Ambasadës serbe në Paris i është dorëzuar nota e kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj, ku thuhet se tërhiqët nga anëtarësimi në Interpol. Letra ka arritur sot pak para orës 15.

Ballkani.info së shpejti do të sjellë informacione zyrtare nga Qeveria e Kosovës lidhur me këtë raportim të mediave serbe. /Ballkani.info/

loading…