LAJMI I FUNDIT| Kosova dhe Serbia i kanë dërguar përgjigjet e tyre për propozimin franko-gjerman

Bashkimi Evropian ka marrë përgjigjet e Kosovës dhe të Serbisë lidhur me propozimin për një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, të cilin e kanë mbështetur Gjermania dhe Franca, tha zëdhënësi i Bashkimit Evropian.

“Kemi marrë përgjigje nga të dyja palët dhe po i studiojmë. Ftojmë Kosovën dhe Serbinë që të përfitojnë nga kjo mundësi dhe të bëjnë një hap historik përpara në normalizimin e marrëdhënieve, i cili është vendimtar për përparimin e tyre në rrugën evropiane”, thuhet në përgjigjen e BE-së në pyetjen N1, transmeton Demokracia.com.

Siç u tha, është e nevojshme të tejkalohet gjendja e “krizës së përhershme” dhe të zvogëlohen tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Josep Borrell, tha më herët të premten se ai shpresonte se përgjigja e Prishtinës dhe Beogradit ndaj propozimit të normalizimit “do të përfaqësojë një hap përpara në procesin e dialogut”. /Demokracia.com/