Partitë politike s’po bëhen dot bashkë në zgjidhjen e ngërrçit politik që ka kapluar vendin pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Mirëpo kjo ka të bëj vetëm me mos-bashkimin e tyre në rrethana politike, ngase siç shihet në një postim të ish-shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri deputetë të të gjitha subjekteve shqiptare janë bërë bashkë për të përshëndetur dhe falenderuar për kontributin Gregory Viola, shkruan Ballkani.info.
“Sonte, Nora dhe unë patëm kënaqësinë të mirëpresim në shtëpinë tonë Ushtruesen e Detyrës së Ambasadores së SHBA-ve, znj. Anu Prattipati, për t’i dhënë lamtumirën mikut tonë të dashur, Gregory Viola i cili për më shumë se tri vite ndihmoi Kosovën më përkushtim të lartë. Kurr nuk duhet harruar se gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Gregu dha një kontribut të jashtëzakonshëm duke i dhënë mbështetje të parezervë Kuvendit të Kosovës. Profesionalizmi, përkushtimi dhe miqësia e tij e sinqertë do të na mungojnë shumë e më së shumti Kuvendit të Republikës Kosovës.
Po ashtu, sonte patëm nderin të mikpresim kolegët dhe miqtë tanë, deputetët Abelard Tahiri, Arben Gashi, ish-Kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca dhe Rrita Ismajli, që kanë punuar ngushtë me Gregun, në Kuvend dje Ambasadë, teksa ndamë një lamtumirë të ngrohtë dhe i uruam suksese në kapitullin e ri të jetës së tij.”, ka shkruar Tahiri.
Postimi:







