Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se situata me COVID-19 në Kosovë, sipas tij, është e qetë, raporton ballkani.info

Në një konferencë për medie, Zemaj ka thënë se tash ka rënë në 11 numri i komunave që gjenden në zonën e kuqe.

“Në zonën e kuqe janë 11 komuna, 11 në të verdhën dhe në të gjelbrën 16 komuna”, ka thënë Zemaj.

“Jemi duke përgatitur masat e reja në nivel vendi, për të cilat do të bëhen të ditura të premten tjetër”, ka thënë Zemaj.