Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferenc për media ka publikuar masat e reja anti-covid, shkruan ballkani.info
“E kemi ftuar këtë konferencë për të informuar qytetarët e Kosovës me situatën epidemiologjike në vend, situata është tepër e rëndë kemi përgatitur edhe të dhënat që t’i shohin të gjithë qytetarët…Nuk është kjo situatë vetëm në Kosovë por edhe në rajon dhe e Evropë”, tha Hoti në konferencë, transmeton ballkani.info
Komunat janë ndarë në tre grupe, komunat që renditen në zonën e gjelbër, me rrezik më të ulët të përhapjes së infeksionit, zonën e verdhë me rrezik të mesëm, dhe zonen e kuqe, me rrezik të lartë.
Komuna me rrezik të ulët – Nga ora 05:00-20:00 operatorët punojnë në komunat me rrezik të ulët, shfrytëzohet transporti publik maksimum deri në 20 përqind, kufizohet numri i pasagjerëve nëpër taxi, kufizohet. puna e qendrave tregtare dhe gastronomisë deri në orën 20:00, pas orës 20:00 vetëm merre-me-vete.
Komuna me rrezik të mesëm – Nga ora 05:00-18:00 punojnë operatorët ekonomik, gastronomia pas orës 18:00 vetëm merre me vete. Në këto komuna institucionet publike dhe private punojnë vetëm me stafin esencial, deri në orën 18:00 qendrat tregtare, kufizohet puna e aktiviteteve sportive dhe kulturore.
Komunat me rrezik të lartë, në zonën e kuqe janë 7 komuna të Kosovës, këto janë vendimet.
“Kemi marrë dy veprime për 7 komuna me rrezikshmëri të lartë të infeksionit, të lejohët akvitiviteti ekonomik deri në orën 19:00 sipas manulit të shëndetësisë.
Nga ora 19:00 mbyllet çdo aktivitet ekonomik dhe vendoset kufizim i plotë i lëvizjes së qytetarëve në këto komuna.
E dyta, ndalohen hyrjet daljet në këto komuna nga ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit”, tha ai. /Ballkani.info/







