LAJMI I FUNDIT: Kërcënohet kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar përmes Twitterit.

Gazeta Sinjali ka mësuar se kryeparlamentares i ka ardhur një kërcënim në Twitter në gjuhën angleze.

Kërcënimin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

“Ankuesi mashkull  kosovar, ka raportuar se në llogarinë e rrjetit social Twiter ka ardhur një kërcenim në gjuhen angleze. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Drejtori për komunikim me publikun në Kuvendin e Kosovës, Musli Krasniqin nuk ka pranuar të flasë për këtë çështje.