LAJMI I FUNDIT: Kërcasin grushtet në një qendër numërimi të votave në Shqipëri VIDEO

Dy vëzhgues janë konfliktuar dhe përplasur fizikisht në KZAZ-në 30 në shkollën “1 Maji”.

Sipas informacioneve, mësohet se dy vëzhgues janë konfliktuar mes njëri- tjetrit e më pas, personat që kanë qenë jashtë ambienteve të qendrës kanë tentuar të hyjnë brenda saj.

Policia ka ndërhyrë dhe ka shoqëruar 7 persona, ndërsa situata është vënë nën kontroll.