Lajmi i fundit: Keqpërdorimet e Ministrisë së Shëndetësisë do të hetohen nga Prokuroria

Komisioni i Shëndetësisë në Kuvendin e Kosovës ka bërë kërkesë tek autoritetet e vendit, konkretisht tek Prokuroria, që të hetohen keqpërdorimet e pretenduara gjatë kohës së pandemisë nga Ministria e Shëndetësisë.

Pasi dje anëtarët e VV’së në këtë Komision liruan mbledhjen, sot partitë tjetër kanë votuar ‘pro’ një kërkese të tillë.

Këtë e ka konfirmuar anëtarja në këtë Komision, njëherit deputete nga rradhët e AAK’së, ka thënë se vetëm një person ka abstenuar në këtë votim.

“Ne si Komision kemi pranuar një material nga MSH, të cilin e kemi analizuar dhe meqë nga anëtarët pat ankesa në lidhje me dyshimet. Me të gjtiha votat pro dhe vetëm një abstenim kemi votuar që të bëjmë një kërkesë për shqyrtimin e materialit nga Prokuroria, në lidhje me dyshimet dhe me abuzimet me tenderë e favorizimet.”, ka thënë ajo, shkruan Gazeta Metro.

Ndryshe, deri tani raportohet për keqpërdorime të shumëta nga Ministria e Shëndetësisë gjatë luftës me koronavirusin.

Mediat kanë treguar tenderet e dhëna ndaj persona të afërt me ministrin Arben Vitia, po ashtu edhe ngritje të çmimeve për maska dhe alkool.