lajmi i fundit

LAJMI I FUNDIT: Kapen 33 kilogramë heroinë, droga u konfiskua, por jo edhe personat!

Vikendin që lamë pas në afërsi të kufirit të Merdares, përkatësisht në fshatin Dumnicë janë konfiskuar 33 kilogramë narkotikë të llojit heroinë. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se droga është gjetur e paketuar në një çantë.

Policia kishte marrë informacionin për posedimin e narkotikëve nga tre persona të dyshimtë dhe ishte nisur në aksion.

Por, burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se droga është konfiskuar, ndërsa të dyshuarit kanë arritur të ikun nga vendi i ngjarjes duke lënë heroinën në një fushë.

Tre persona dyshohet se kanë qenë duke bartur drogën, dhe sipas burimeve të Indeksonline të njëjtit kanë ikur në drejtim të territorit të Serbisë.