Ekipi negociator

LAJMI I FUNDIT: Kalon rezoluta e PSD-së për dialog me Serbinë

Pas 7 orë shtyrje të seancës së jashtëzakonshme për të votuar rezolutën e dialogut me Serbinë, deputetët e mazhorancës janë mbledhur në sallën e Kuvendit.

Rezoluta e propozuar nga grupi parlamentar i PSD-së, nuk është mbështetur nga dy grupet opozitare të cilat kanë bojkotuar seancën, përcjell Ballkani.info.

Pas hedhjes në votim, Rezolutën e kanë votuar 59 deputetë ndërsa 2 deputetë kanë abstenuar, me ç’rast është miratuar rezoluta.

Ekipi negociator do të përbëhet nga Shpend Ahmeti, Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj, Avni Arifi, Behgjet Pacolli, Mahir Jagcilar dhe Dardan Gashi. Dy vendet e rezervuara për VV-në dhe LDK-në do t’i zë Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani. /Ballkani.info/