Gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka arrestuar një person mbi dyshimin se i njëjti është i përfshirë në aktivitete kriminale si detyrime dhe fajde.
Sipas informacioneve që Policia ka marrë, i dyshuari i kishte dhënë 20 mijë euro një personi, ndërsa i kishte kërkuar 40 mijë euro, një veturë dhe një shtëpi për t’a shlyer borgjin.
Ballkani.info ka siguruar informacione se i dyshuari është Agron Emini nga Kodra e Trimave në Prishtinë.
Sipas burimeve, i dyshuari është i njohur për veprimtarinë e tij, ndërsa kishte pasur probleme edhe me familjen Sekiraqa në të kaluarën. /Ballkani.info







