Izrael thotë se nisi një sulm në Bejrut, kryeqytetin e Libanit, dhe se objektivi i sulmit ishte një komandant i Hezbollahut. Ai akuzohet për një sulm vdekjeprurës në Lartësitë Golan, të cilat janë nën pushtimin izraelit.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) njoftuan se kishin kryer një sulm të synuar në Bejrut kundër komandantit përgjegjës për vrasjen e fëmijëve në Majdal Shams dhe shumë civilë të tjerë izraelitë, transmeton Ballkani.info.
Njoftimi i IDF erdhi menjëherë pasi agjencia televizive Al Manar e drejtuar nga Hezbollahu raportoi për një shpërthim të fuqishëm në periferitë jugore të kryeqytetit libanez.
Zona është një bastion i grupeve militante të mbështetur nga Irani. /Ballkani.info/
IDF has hit Hezbollah positions in the southern suburbs of Beirut, Lebanon. So the next weekend protests in the Western Capitols will be 'Ceasefire Now' in Lebanon'.
— Imtiaz Mahmood (@ImtiazMadmood) July 30, 2024
Nope, the strikes will now continue till IDF objectives are achieved. Fcuk around phase is over. Finding out… pic.twitter.com/XhWBnStuT2







