LAJMI I FUNDIT: Izraeli pritet ta njoh Kosovën zyrtarisht më 31 janar

Është afër të konkretizohet njëra nga pikat e marrëveshjes së Uashingtonit, ajo e afrimit dhe njohjes mes shtetit tonë dhe Izraelit.

Izraeli pritet të vendos marrëdhenie diplomatike me Kosovën brenda 5 ditës, shkruan Ballkani.info.

Këtë pritet ta bëjë të ditur kryeministri Izraelit, Benjamin Netanjahu përmes një deklarate për media.

Kjo bëhet pas marrëveshjes së arritur në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator të vitit të kaluar.

Kjo njohje vlerësohet si tepër e rëndësishme për shtetin e Kosovës. Pas kësaj njohje qëndron Amerika, derisa Kosova pritet ta vendos ambasadën në Jerusalem./Ballkani.info/