LAJMI I FUNDIT: Haraqija paralajmëron koalicion parazgjedhor LDK-AAK

Njëri ndër anëtarët me të vjetër të LDK-së dhe ish ministër, Astrit Haraqija e ka paralajmëruar sonte tërthorazi një koalicion të mundshëm parazgjedhor ndërmjet LDK-së dhe AAK-së.

“Më së miri LDK-ja do të ishte që të shkonte në koalicion parazgjedhor me AAK-në. Do të ishte një koalicion tradicional, sepse dihet bashkëpunimi i këtyre dy partive një kohë të gjatë”, ka thënë Haraqija në klan kosova, transmeton Ballkani.info.

Po ashtu Haraqija ka bërë të ditur se do të tentojë të jetë kandidat për deputet i LDK-së.

“Do të jem kandidat për deputet i LDK-së, mirëpo i mbetet kryesisë dhe këshillit të përgjithshëm të partisë që të vendos për këtë gjë. Edhe nëse nuk me kandidojnë, nuk më mbetet hatri dhe do të vazhdojë të jem në LDK, e jo si të tjerët që po ikin”, ka thënë Haraqija.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, vendi pritet të shkojë në zgjedhje të parakoheshme parlamentare më së largu brenda 40 ditëve. /Ballkani.info/