Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sapo e ka përfunduar takimin me U.D kryetarin e PDK-së, Enver Hoxhaj.
Burime të Ballkani.info kanë treguar se Haradinaj e ka përfunduar takimin në selinë e PDK-së.
Detaje tjera Ballkani.info nga ky takim sjell së shpejti.
Haradinaj shkon në zyret e PDK-së, vendoset përfundimisht nëse vendi shkon në zgjedhje
Haradinaj shkon në zyret e PDK-së, vendoset përfundimisht nëse vendi shkon në zgjedhje
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të jetë në zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës.
Ramush Haradinaj do t’i shkojë sot në zyre Enver Hoxhajt.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj do të takohet sot me ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj.
Lajmin për Ballkani.info e kanë konfirmuar burime nga të dyja partitë.
Këto burime nuk jap shumë detaje për këtë takim, por thonë se do të jetë qenësor për shkuarjen në zgjedhje ose jo.
Haradinaj e ka bërë të qartë që nëse nuk ka marrëveshje për presidentin, atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Deri më tash, asnjëra parti nuk i ka jap mbështetje zyrtarisht kandidaturës së Haradinajt për president.
Zgjedhje tashmë zyrtarisht kërkon partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje. /Ballkani.info/







