Meridian

LAJMI I FUNDIT: Grabitje e armatosur në Prishtinë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur para pak minutash në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Policia ka arritur t’i identifikojë grabitësit, ndërsa njërin e ka arrestuar.

Plaçitësit kanë grabitur një pikë të marketeve të “Meridianit”, tek posta e madhe në lagjen Daradania.

Rexhep Sijarina, komandant i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka konfirmuar se pas një ndjekje te rrezikshme policia ka arrestuar njërin nga personat e dyshuar.

Tek ta janë gjetur edhe disa mjete me të cilat dyshohet se eshtë kryer grabitja. /Ballkani.info/