Një grabitje me armë ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Policia e Kosovës ka treguar se hajnat në këtë market kanë marrë një shumë të parave. Sipas policisë rastin e ka raportuar një punëtore e marketit.
“Sonte me date 05.03.2019 rreth orës 21:45 në Ulpianë-Prishtine rr. Henry Dynan kemi pranuar një informatë se në një market ka ndodh një grabitje me armë zjarri. Rastit menjëherë ju kanë përgjigjur njësit relevante policore. Sipas ankuesit deri sa ai kishte qenë në arkë kishte hyre një person i maskuar me armë të shkurtë zjarri dhe nën kërcënimin e armës i kishte grabitur para të gatshme dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Personi i dyshuar kishte pasur të veshur rroba të zeza, pantallona ngjyre te zeze me vija të bardha dhe mbi maskë kishte pas një kapelë te duksit dhe dorëza”, ka thënë Daut Hoxha zyrtar për media në Policinë e Kosovës.
Ai ka treguar se deri më tash nuk ka raportime për ndonjë person të lënduar.
“Nuk raportohet për ndonjë person te lënduar përveç se një punëtore femër ka qenë e shqetësuar nga rasti dhe është njoftuar ndihma e shpejt. Policia është ne proces te marrjes se informacioneve dhe hetimit intensiv te rastit, ndërsa për detaje tjera do ju njoftojmë me kohë”.







