LAJMI I FUNDIT: Gjysmëvjetori i parë përfundon më 18 dhjetor

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në konferencën për media ka bërë të ditur se gjysmëvjetori i parë shkollor në Kosovë përfundon më 18 dhjetor.

Po ashtu Hoti ka bërë të ditur se gjysmëvjetori i dytë nis më 18 janar të vitit të ardhshëm.

Ai ju ka bërë thirrje shkollave dhe drejtuesve të arsimit komunal që t’i përmbyllin programet deri më 18 dhjetor. /Ballkani.info/