LAJMI I FUNDIT: Gjendet trupi i pajetë të personit që humbi në liqenin e Batllavës

Forcat e Sigurisë së Kosovës, kanë arritur që ta gjejnë trupin e 55 vjeçarit, Shaban Shabani nga Obiliqi. Shabani kishte humbur ditën e diele në Liqenin e Batllavës.

Gjetja e tij ka ndodhur para pak çastesh nga FSK’ja.

Shaban Shabani ishte humbur ditën e diele. Lajmin e kanë konfirmuar burime nga Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Shaban Shabani kishte dalë për shëtitje me varkë në liqe, dhe më nuk ishte gjendur. FSK’ja ka tre ditë që po e kërkonte.

loading…