LAJMI I FUNDIT: Gjendet trupi i pa jetë i qytetarit që u mbyt në lumë në Klinë

Ballkani.info ka raportuar se mëngjesin e sotëm një person ka rënë në lumin Drini i Bardhë në fshatin Daiq të Klinës.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 8:15, Policia është njoftuar nga disa peshkatarë që kanë qenë duke peshkuar në lumin Drini i Bardhë, në fshatin Deiq të Komunës së Klinës, se kanë vërejtur në ujë një trup të një personi, kanë provu me e nxjerrë nga uji mirëpo nuk kanë pasur sukses. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë kompetente policore, zjarrfikësit, besoj se tash në vendin e ngjarjes ka arritur edhe njësiti kompetent i FSK-së”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi.

Ndërsa, mediat lokale në Klinë kanë bërë të ditur se njësitet e FSK-së tashmë kanë gjetur trupin e pajetë të personit në fjalë.