Në vendin ku ndodhi rasti tragjik i së mërkurës në Pejë ku u vranë dy zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, gjatë hetimeve të zhvilluar në disa pista janë gjetur 18 gëzhoja të plumbave, njofton Gazeta Demos.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelorë të Pejës, Shkodran Nikçi në një konferencë për media lidhur me rastin tragjik të së mërkurës në Pejë ku u vranë dy zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës tha se hetimet janë duke u zhvilluar në disa pista, ndërsa trupat e pajetë janë dërguar për obduksion.

“Të mërkurën mbrëma si pasojë e të shtënave me armë dy persona kanë vdekur dhe një është plagosur. Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësitet policore dhe prokurorja e Departamentit të krimeve të rënda.  Sot gjatë ditës kryeprokurori, prokurorja dhe hetuesit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në mënyrë intensive po zhvillohen hetimet që të zbulohen rrethanat dhe motivet”, u shpreh Nikçi.