LAJMI I FUNDIT: Gjashtë raste të reja me koronavirus në Suharekë

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se nga nga 16 mostra që janë testuar sot, gjashtë prej kanë dalë pozitiv, pra janë me Covid-19.

“Ne nuk duhet të ndalemi e të punojmë, që situatën ta mbajmë nën kontrollë, e të angazhohemi që të kemi sa më pak raste në të ardhmen. Ju na ndihmoni duke qëndruar në shtëpi, e ne do ti kryejmë punët tona institucionale që na takojnë”, ka thënë Muharremaj. /Ballkani.info/