LAJMI I FUNDIT: Gent Begolli jep dorëheqje nga Telekomi

Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës (TK), Gent Begolli, ka dhënë sot dorëheqje nga detyra, bëjnë të ditur burimet e mediave.

Sipas këtyre burimeve, arsyet e dorëheqjes janë personale.

Gent Begolli pak muaj më parë ka marrë “timonin” e Telekomit, kompani kjo që ndodhej në një gjendje të vështirë financiare për shkak të kontratave të pafavorshme të nënshkruara nga menaxhmenti i kaluar i kësaj kompanie publike.