LAJMI I FUNDIT: Futen në grevë të paraburgosurit në Prishtinë

Rreth 200 persona që mbahen në paraburgim në Qendrën e Paraburgosjes në Prishtinë, nga sot kanë hyrë në grevë.

Kështu i ka thënë Gazetës Blic në kushte anonimiteti një i paraburgosur.

Këta të paraburgosur po kërkojnë që të pezullohet masa e paraburgimit deri në përfundimit të pandemisë së koronavirusit.

”Nga sot, 200 të paraburgosur kemi hyrë në grevë. Ne po kërkojmë që të pezullohet masa e paraburgimit ose të na vendoset masa e arrestit shtëpiak deri në kalimin e pandemisë së koronavirusit”, tha  i paraburgosur.