Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës janë pozicionuar në zonën kufitare Kosovë – Serbi në Jarinje, shkruan Gazeta Demos.

Nga sot nuk do të lejohet qarkullimi i veturave me targa “KS”, por vetëm atyre me “RKS”.

Automjeteve që nuk posedojnë targat “RKS”, do t’u vendosen targa të përkohshme.

Forca të shumat të policisë së Kosovë dhe KFOR-it janë vendosur në rrugët magjistrale për në pikën kufitare me Serbinë në veri të vendit, në Jarinjë

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, ka dalë në pikën kufitare në Jarinje, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e targave të përkohshme për automjetet që hyjnë nga Serbia në Kosovë.

Gazeta Demos merr vesh se situata ka fillu të tensionohet, Goran Rakiq po i udhëzon qindra qytetarë që janë mbledh aty.

Situata po vëzhgohet edhe nga ajri, Gazeta ju sjell pamje nga vendi i ngjarjës.

Masa e njëjtë pritet të zbatohet edhe në pikat e tjera kufitare.

Në anën tjetër serbët e kanë bllokuar rrugën me kamionë si shprehje e pakënaqësisë ndaj masës së reciprocitetit për targat. /Gazeta Demos/