LAJMI I FUNDIT: Edi Rama e takon Ramush Haradinajn

Megjithëse patën shumë polemika dhe fjalosje në distancë, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj do ta takojë nesër kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Rama do të takohet me Haradinajn nesër në ora 11 në selinë e AAK-së, shkruan Ballkani.info.

Raportet mes Ramës dhe Haradinajt u acaruan kur kryeministri i Shqipërisë paditi për shpifje ish kryeministrin e Kosovës.

Kjo padi erdhi pas Haradinaj në disa raste dhe publikisht tha se Rama ishte i përfshirë në pazarin me territorin e Kosovës.

Rama po qëndron në Kosovë pas aktakuzës së prokurorisë speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli. Rama sot ka takuar Thaçin, Hotin, Veselin, Osmanin, Limajn dhe Kurtin.

Nesër, përveç Haradinajt, Rama do ta takojë edhe liderin e LDK-së, Isa Mustafa. /Ballkani.info/