Blerim Reka

Lajmi i FUNDIT! Edhe një ministër i qeverisë Kurti në vetëizolim

Përveç kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit i cili është futur në vetizolim si pasojë e një kontakti me një zyrtar të Minitrisë së Integrimeve Evropiane, edhe stafi i ngushtë i Zyrës së Kryeministrit është futur në vetizolim, si shkak i këtij kontakti.

Kabineti i ngushtë i Ministrisë së integrimeve Evropiane së bashku me ministrin Blerim Reka gjithashtu janë futur në izolim.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili ka thënë se ata, bazuar në rekomandimet e Ministrisë dhe ISHPK’së, do të qëndrojnë në izolim derisa të dalin rezultatet e testit të zyrtarit të Ministrisë së Integrimeve Evropiane e të cilat pritet të dalin gjatë ditës.

Kryeziu tutje është shprehur se vetëm ky zyrtar do të testohet për momentin dhe më pas qeveria do të shohë si do të veprojë.