Lajmi i fundit/ Edhe një grua nga Kosova humbi jetën në tërmetin në Izmir

Nazmije Dograyan me prejardhje nga Kosova, që prej vjetësh jetonte në Izmir të Turqisë, ka humbur jetën në katastrofën natyrore që goditi shtetin turk.

Ballkani.info mëson se gruaja 58 vjeçare ishte nxjerrur e gjallë nga rrënojat e një ndërtese, por një orë më pas ka humbur jetën, për shkak të lëndimeve të shumta në trup.

Ballkani.info po ashtu mëson se gruaja është e lindur në Janjevë dhe mbiemri i saj është Ismajli.

Deri tani nga tërmeti në Turqi janë regjistruar 19 viktima, derisa kjo është viktima e parë nga Kosova./Ballkani.info/