Edhe një deputet i LDK-së ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Bëhet fjalë për Shkumbin Gashi, deputetin nga Peja.
Gashi është deputeti i gjashtë i LDK-së me koronavirus, transmeton Ballkani.info.
Deri më tash me koronavirus janë infektuar edhe dy deputetë të AAK-së dhe dy të PDK-së.
Postimi i plotë i Shkumbin Gashi:
Të dashur miq e familjar,
ju njoftoj se qe nga e Hena jam veteizolur me qellim te parandalimit te perhapjes se virusit pasi qe kam dyshuar pas disa kontakteve qe kam pasur. Dhe jo qe kam pasur ndonje shenje apo simptome te virusit.
Pasi qe kam rezultuar Pozitiv, vazhdoj te jem i vetizoluar prap pa shenja apo simptoma te ketije virusi tinzar.
BENI KUJDES, JO PANIKE!
Mbani MASKA ✌️







