LAJMI I FUNDIT: Dy të plagosur në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga arma e zjarrit në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, në mbrëmjen e së premtes.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar shefi i ndërrimit në Qendrën Emergjente në QKUK, Naser Syla.

“Dy persona kanë mbetur të plagosur nga arma e zjarrit dhe janë duke marrë tretman mjekësor në Qendrën Emergjente. Ata janë pranuar para 15 minutash”, ka njoftuar ai.