LAJMI I FUNDIT: Dy të plagosur në Pejë

Një plagosje ka ndodhur para pak minutash në qendër të Pejës. Atje kanë mbetur të plagosur dy persona, njëri prej të cilëve kalimtar rasti.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 12:20, në afërsi të fakultetit të Biznesit në Pejë, janë plagosur dy persona, njëri nga ta kalimtar i rastit. Të dy janë derguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Njësitët kompetente po merrem me trajtimin e rastit, akoma nuk ka informacione për ndonjë të arrestuar”, ka thënë Gashi.