LAJMI I FUNDIT

LAJMI I FUNDIT | Digjet shtëpia e pleqve në Prishtinë (Video)

Para pak çastesh është përfshirë nga zjarri shtëpia ku banojnë pleqtë pa përkujdesje nga familja në Prishtinë.

Në pamje shihet se kati i dytë i kësaj shtëpie është përfshirë nga flaka.

Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes por ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

Ndërkohë, deri tash nuk ka informata zyrtare nga Policia e Kosovës.