LAJMI I FUNDIT: Dështon gjithçka, s’ka marrëveshje në Bruksel

Bisedimet mes të dërguarit të BE’së për negociatat Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak dhe udhëheqësit të delegacionit të Serbisë, Petar Petkovic, nuk dihet se a do të vazhdojnë nesër.

Delegacioni i Beogradit në Bruksel sonte ende gjendet në ndërtesën e Komisionit Europian në Bruksel, sipas agjencisë serbe të lajmeve Tanjug i është konfirmuar se nuk ka pajtim me palën kosovare për krizën në veri.

Përveç Tanjug edhe mediat tjera serbe raportojnë se nuk ka marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për targat.

Duhet përkujtuar që takimi i sotëm në Bruksel pikë kyçe të diskutimit kishte situatën e krijuar në veri të vendit, e që ka të bëjë me vendosjen e reciprocitetit nga Qeveria e Kosovës në drejtim të Serbisë.

Në takimin e sotëm përpos palës së Kosovës dhe asaj serbe si dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian i pranishëm ishte edhe Zv/ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar.

Nga Shtetet e Bashkuara pak pak orësh deklaruan se diskutimet po vazhdonin, por që nuk ishte arritur ende ndonjë marrëveshje.

Ngjashëm pati deklarime edhe nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Stano theksoi se takimi po zhvillohej një mënyrë që të gjendet një zgjidhje për krizën aktuale në veri të Kosovës.