LAJMI I FUNDIT: Del raporti për rastet e reja me COVID-19

15 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.411 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.489.678 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 659.593 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 1.467 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

ℹ Sot janë shëruar 158 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.756.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 786.

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!