Florentina Gjergjaj, drejtoresha e shkollës së mesme teknike në Gjakovë, ka hapur rast në Polici lidhur me kërcënimet që po shkojnë në adresë të saj. Krejt kjo, erdhi pas një shenje ndalimi për shaminë, vendosur në shkollën që udhëheq. Pasi avokati Arianit Koci, dha detaje të tmerrshme lidhur me kërcnëimët që po i bëhet, Policinë e Kosovës ka folur lidhur me rastin.
“Me datë 01.03.2022 ankuesja drejtoreshe e shkollës se mesme “Nexhmedin Nixha” është kanosur me fjalë ofenduese nga disa persona ne rrjetin social facebook. E tere kjo ka ndodhur si pasoj e disa ndalesave ne shkollë qe janë vendosur sipas rregullave te ministrisë se arsimit”, ka thënë Policia shkurt në përgjigjen për Periskopin.
Ne e pyetëm Policinë edhe për detaje të tjera, si për shembull, se a ka të arrestuar lidhur me rastin.
“Për momentin nuk ka persona te arrestuar. Lidhur me rastin janë njoftuar njësia e hetimeve si dhe Prokurori i Shtetit. Hetimet ne vijimësi”, thuhet në përgjigjen e Policisë”, na tha Policia.
Avokati Koci: Familja Gjergaj po mendojnë ta lëshojnë Kosovën







