LAJMI I FUNDIT: Dalin analizat e fundit të Albin Kurtit, kjo është gjendja e tij momentale

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti po vazhdon të trajtohet në Mjekimin Intevziv të Klinikës Infektive në QKUK.

Nga dita e djeshme ai u paraqitë në Klinikë pasi nuk ndihej mirë me shëndet.

Burime të Ballkani.info bëjnë të ditur se rezultati i analizave të Kurtit të cilat dolën para pak çastesh nuk është i mirë.

“Kurti klinikisht po ndihet mire, por nuk jam i kënaqur me rezultatin e analizave dhe deri në ora 16.00 mbasdites së sotme gjithësesi që do të qëndrojë në Intenzive”, tha një burim në QKUK. /Ballkani.info/