LAJMI I FUNDIT: Dalin detaje të reja për tragjedinë në Drenas, viktimat nuk ishin nënë e bir

Dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur të hënën rreth orës 14:00 në fshatin Gllobar të Komunës së Drenasit, shkruan Ballkani.info.

Sipas raportimeve të para u tha se dy viktimat ishin nënë e djalë.

Ballkani.info ka zbuluar ekskluzivisht se dy viktimat nuk kanë asnjë lidhje ndër vete dhe se të ndjerët vinin nga dy veturat dhe jo nga vetëm njëra, ashtu siç u raportua.

Sipas të njejtave burime, 7 vjeçari i cili vdiq sot në këtë aksident ishte në vetuër me babain e tij dhe të njejtin ishin duke u kthyer nga Prekazi.

Ndërsa gruaja e cila është viktima tjetër e këtij aksidenti tragjik, kishte qenë në veturën tjetër.

Policia pak më herët njoftoi se për këtë rast kanë filluar edhe hetimet.

Ballkani.info do të iu mbajë të informuar rreth detajeve shtesë. /Ballkani.info/