LAJMI I FUNDIT: Dalin detaje nga rasti i Bedri Rexhepit

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar sot ( e premte ) se ka gjetur disa mbetje mortore të dekompozuara, të cilat dyshohet se kanë të bëjnë me rastin e “Rrëmbimit” të biznesmenit Bedri Rexhepi.

Insajderi merr vesh nga burime të saj se deri te ky zhvillim ka ardhur pas një hetimi të thellë e të gjatë, ku rol ka luajtur edhe i dyshuari kryesor Jeton Vllasaliu.

Sipas këtyre burimeve të Insajderit i dyshuari tash e disa herë ka dhënë sinjale të pranimit të fajësise, por ende nuk e ka bërë këtë.

Në disa raste ai kishte treguar se ku mund të gjendej trupi, por jo vendin e saktë.

Edhe këtë të premte, derisa i dyshuari Vllasaliu kishte dhënë drejtim tjetër, hetuesit ndoqën drejtim tjetër dhe gjetën mbetjet që dyshohet se janë të viktimës Rexhepi.

“Do ta pranoj fajësinë nëse gjendet trupi” , u kishte thënë hetuesve i dyshuari Vllasaliu bëjnë me dije burime të Insajderit.

Të premten nuk është konfirmuar se mbetjet e gjetura janë të viktimës Rexhepi, dhe as i dyshuari Vllasaliu ende nuk e ka pranuar fajësinë, kanë bërë me dije këto burime.